Njësia Speciale është parë edhe në afërsi të objektit të Komunës së Lipjanit, mirëpo tani policia është larguar nga aty tha për Express një zyrtar i komunës.
Express ka tentuar të bisedojë me të parin e Komunës, Imri Ahmeti, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.
“Tani më nuk jemi duke parë policë në komunë”, tha ky zyrtar i komunës.
Policia po zhvillon aksion në disa komuna të Kosovës.