Policia konfiskon 345 mijë prezervativë të përdorur të cilët ishin bërë gati për shitje pas pastrimit - Gazeta Express
string(101) "policia-konfiskon-345-mije-prezervative-te-perdorur-te-cilet-ishin-bere-gati-per-shitje-pas-pastrimit"

Gazeta Express

24/09/2020 16:13

Policia konfiskon 345 mijë prezervativë të përdorur të cilët ishin bërë gati për shitje pas pastrimit

Gazeta Express

24/09/2020 16:13

Policia në Vietnam ka konfiskuar një sasi prej 345 mijë prezervativëve të cilët janë pastruar dhe janë vënë në shitje sikur të ri, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror të Vietnamit (VTV) kanë treguar dhjetëra çanta të shpërndara në dyshemenë e një bodrumi në provincën jugore Bing Duong.

Lexo Edhe:

Policia ka thënë se çantat që kanë peshuar diku rreth 360 kilogram përmbajnë përafërsisht 345 mijë prezervativë.

Një grua dëshmitare i ka thënë policisë së prezervativët e përdorur fillimisht janë zier në ujë, pastaj janë tharë dhe janë vendosur për rishitje.