Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari - Gazeta Express
string(53) "policia-kerkon-ndihme-per-arrestimin-e-nje-37-vjecari"

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari

Gazeta Express

08/08/2020 7:07

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Arben Tahiri, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express