Ditën e djeshme gjatë një kontrollit të Policisë së Kosovës në një veturë në Prishtinë, janë gjetur dy qese të mbushura me pluhur të bardhë që dyshohet se është substancë e llojit kokainë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinës, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.
“Gjatë kontrollit në veturën e te dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dy qese te mbushura me pluhur të bardhë që dyshohet se është substancë e llojit Kokainë”, ka bërë të ditur Policia.
Lidhur me këtë rast të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Me te dyshuarin kanë qenë edhe dy te dyshuar tjerë meshkuj dhe tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.