Policia kap në flagrancë dy palestinezë duke vjedhur në një shtëpi, njëri prej tyre sulmon policët me skalper - Gazeta Express
string(108) "policia-kap-ne-flagrance-dy-palestineze-duke-vjedhur-ne-nje-shtepi-njeri-prej-tyre-sulmon-policet-me-skalper"

Gazeta Express

28/10/2020 8:51

Policia kap në flagrancë dy palestinezë duke vjedhur në një shtëpi, njëri prej tyre sulmon policët me skalper

Gazeta Express

28/10/2020 8:51

Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka arrestuar dy palestinezë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një shtëpi në kryeqytet, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëri prej të dyshuarve gjatë legjitimimit, ka sulmuar zyrtarët policorë me skalper.

Lexo Edhe:

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.10.2020-21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull  kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Gazeta Express