Policia kap frencezin e dehur me motor, kishte me vete 105 mijë euro - Gazeta Express
string(67) "policia-kap-frencezin-e-dehur-me-motor-kishte-me-vete-105-mije-euro"

Policia kap frencezin e dehur me motor, kishte me vete 105 mijë euro

Gazeta Express

21/02/2020 17:46

Një shtetas francez i identifikuar si Renan është kapur në qytetin e Sarandës teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur. Dosja.al mëson se pas kontrollit të francezit, efektivët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme prej 105 mijë eurosh të cilat ai i kishte me vete.

Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë. Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë.

Lexo Edhe: