Policia jep detaje për vrasjen në Pejë: Viktima u gjet e djegur në veturë - Gazeta Express
string(73) "policia-jep-dettaje-per-vrasjen-ne-peje-viktima-u-gjet-i-djegur-ne-veture"

Policia jep detaje për vrasjen në Pejë: Viktima u gjet e djegur në veturë

Gazeta Express

27/02/2020 8:59

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në fshatin Zahaq të Pejës, është gjetur një person pa shenja jete. Policia ka dhënë detaje për rastin, ku ka theksuar se trupi i pajetë i viktimës u gjet i djegur në një veturë, shkruan Gazeta Express

Përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte lajmëruar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë  tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima.

“Gjatë  kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore”, thekson policia.

Burime të Gazetës Express brenda hetuesisë së Pejës kanë konfirmuar se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur. /GazetaExpress/