Policia jep detajet, sherri mes të moshuarve në Vlorë nisi për motive pronësie - Gazeta Express
string(77) "policia-jep-detajet-sherri-mes-te-moshuarve-ne-vlore-nisi-per-motive-pronesie"

Gazeta Express

26/02/2020 11:55

Policia jep detajet, sherri mes të moshuarve në Vlorë nisi për motive pronësie

Gazeta Express

26/02/2020 11:55

Një sherr për motive pronësie mes dy të burrave në moshë ka përfunduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugën transballkanike në Vlorë, ku dy burrat po pinin kafen. Mu Malaj është goditur me thikë ndërsa emri i autorit ende nuk është zbardhur.

Lexo Edhe:

Policia ka njoftuar se e ka identifikuar personin që goditi me thikë 77 vjeçarin dhe ka nisur punën për arrestimin e tij.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.