Një shtetas i huaj, gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para rreth ngjarjes dhe rastit në fjalë, janë se viktima është hedhur nga dritarja e hotelit ku po qëndronte, por kjo do të vërtetohet në konstatimin final, pas provave në vendin e ngjarjes.
Zahiti thotë se viktima ka qenë duke punuar në një kompani kosovare në Mitrovicë.
“Po, ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dyshimet e para janë se ai është hedhur nga dritarja e një hoteli ku ishte duke qëndruar. Ka qenë duke punuar në një kompani kosovare”, tha Zahiti.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...