Policia jep detaje për laboratorin e drogës: Gjithçka ishte gati, vetëm të fillonte mbjellja e kanabisit - Gazeta Express
string(102) "policia-jep-detaje-per-laboratorin-e-droges-gjithcka-ishte-gati-vetem-te-fillonte-mbjellja-e-kanabisit"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 21:05

Policia jep detaje për laboratorin e drogës: Gjithçka ishte gati, vetëm të fillonte mbjellja e kanabisit

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 21:05

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator i cili ishte i gatshëm për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët.

Përmes një komunikatë për media, PK thotë se pas hetimeve është kontrolluar objekti i të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Lexo Edhe:

Sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e  kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

G.J gjendet në arrati, ndërsa në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.