Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë ku mbeti i vdekur një person - Gazeta Express
string(75) "policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-malisheve-ku-mbeti-i-vdekur-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:20

Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë ku mbeti i vdekur një person

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:20

Dje në Malishevë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku mbeti i vdekur një person dhe u lënduan nëntë të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, vetura të cilën e voziste personi që vdiq, nga pakujdesia ka goditur edhe katër vetura të tjera dhe një kamion.

Lexo Edhe:

Si pasojë e këtij aksidenti u lënduan edhe nëntë persona, që sipas policisë pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

·         Fsh. Stapanicë, Malishevë, 04.03.2021 – 13:35. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet  ku i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet 4 vetura dhe një kamion të gjitha me targa vendore. Si pasoj e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë ndërsa lëndime të lehta trupor kanë pësuar edhe 9 viktima (7 femra dhe 2 meshkuj) kosovarë të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Kijevë e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalur në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.