Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në rrugën Prishtinë – Podujevë


Gazeta Express
15 Prill 2019 14:08

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një fugoni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë tre persona, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart