Policia jep detaje për 23-vjeçarin i cili vdiq dje duke punuar në Ferizaj - Gazeta Express
string(73) "policia-jep-detaje-per-23-vjecarin-i-cili-vdiq-dje-duke-punuar-ne-ferizaj"

Policia jep detaje për 23-vjeçarin i cili vdiq dje duke punuar në Ferizaj

Gazeta Express

29/09/2020 10:42

Një i ri, nga fshati Komogllavë i Ferizajt, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se viktima ishte dërguar në Emergjencë pa vetëdije, me ç’rast mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Lexo Edhe:

“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull  kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar, kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh në Polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se sipas mjekut dyshohet se i riu ka pasur sulm në zemër.

“Rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi. /Gazeta Express/