Policia jep detaje nga aksidenti zinxhiror në Dollc të Klinës - Gazeta Express
string(61) "policia-jep-detaje-nga-aksidenti-zingjiror-ne-dollc-te-klines"

Gazeta Express

21/09/2020 15:55

Policia jep detaje nga aksidenti zinxhiror në Dollc të Klinës

Gazeta Express

21/09/2020 15:55

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku të përfshira janë dy kamionë dhe dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Express ka thënë se aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale, pra nuk ka pasur të lënduar.

Lexo Edhe:

“Një kamion ka pësuar defekt, ndërsa një kamion tjetër e ka goditur nga prapa. Pastaj dy vetura të tjera pas tyre janë goditur njëra me tjetrën”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është liruar për qarkullim. Gazeta Express