Policia gjermane për Express: Dy kosovarë të vdekur në aksident, i treti me mbiemër të njejtë por shtetas zviceran - Gazeta Express
string(112) "policia-gjermane-per-express-dy-kosovare-te-vdekur-ne-aksident-i-treti-me-mbiemer-te-njejte-por-shtetas-zviceran"

Policia gjermane për Express: Dy kosovarë të vdekur në aksident, i treti me mbiemër të njejtë por shtetas zviceran

Besnik Veliu

16/10/2020 22:53

Policia gjermane ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se në aksidentin e sotëm në Gjermani kanë vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe personi i tretë me shtetësi zvicerane.

Komisari i Policisë së Ravensburgut në Gjermani, Mark Gmunder, në një përgjigje për Express ka thënë se dy nga të vdekurit janë me kombësi kosovare ndërkaq njëri zviceran teksa të tre kanë qenë rezidentë në Zvicër.

Lexo Edhe:

“Të tre personat që kanë qenë në veturë kanë rezidencë në Zvicër. Nacionaliteti i dy të vdekurve është kosovar kurse nacionaliteti i personit të tretë është zviceran. Inicialet e personit të tretë janë BK, kurse dy të tjerët janë ZK dhe FK”, thuhet në përgjigjen e policisë gjermane.

Gmunder ka sqaruar se mbiemri i tre personave është i njejtë.

Aksidenti ku kanë vdekur dy kosovarë ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident janë përfshirë vetura me një kamion/GazetaExpress/