Policia fshihet në bazën e hajdutëve… tre të rinjtë shqiptarë kapen “gafil” pas gafës që bënë


load
Gazeta Express
11 Korrik 2019 19:36

Tre të rinj me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar nga policia italiane mbi një sërë krimesh e në veçanti për atë të vjedhjes.

Pas hetimit dhe zbulimit të “bazës” së tyre, një garazh në Pero të Italisë, policia u fsheh atje në pritje të ardhjes së tre hajdutëve shqiptarë.

Me të ardhur të qetë dhe pa dijeninë se po i priste arrestimi, shqiptarët janë befasuar. Në pranga ranë Emanuel Macaj 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç.

Hetimit për tre grabitësit nisi në shkurt të këtij viti, kur një qytetar sinjalizoi policinë për një makinë Audi S5, që sipas tij po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe me shpejtësi të lartë.

Policia u vu në ndjekje të mjetit dhe e gjeti atë të përplasur dhe të shkatërruar. Me identifikimin e makinës, u kuptua se përpara hetuesit kishin një automjet të vjedhur vitin e kaluar në Milano. Kjo gafë e hajdutëve i vuri në shënjestër të policisë, e cila më pas arriti të gjejë jo vetëm garazhin ku mbanin makinat e vjedhura por edhe një sërë armësh dhe droge që përdornin të rinjtë./Express

Te fundit


Kthehu lart