Policia e Mitrovicës me apel: Kujdes nga mesazhet the thirrjet, janë mashtrim - Gazeta Express
string(75) "policia-e-mitrovices-me-apel-kujdes-nga-mesazhet-the-thirrjet-jane-mashtrim"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:28

Policia e Mitrovicës me apel: Kujdes nga mesazhet the thirrjet, janë mashtrim

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:28

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka apeluar për kujdes të shtuar të qytetarëve, pas rritjes së rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes komunikimeve të ndryshme elektronike.

Sipas policisë, personat e dyshuar po paraqiten rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, duke kontaktuar qytetarët përmes SMS-ve, thirrjeve telefonike dhe platformave online.

Ata kërkojnë të dhëna personale dhe bankare, përfshirë numrat e kartelave, kodet dhe fjalëkalimet, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Në disa raste, qytetarëve u dërgohen mesazhe me linke që duken si faqe zyrtare, ku pretendohet se llogaritë do të pezullohen nëse nuk përditësohen të dhënat ose nëse nuk kryhet verifikimi i menjëhershëm.

Policia apelon tek qytetarët që të mos ndajnë asnjëherë të dhëna personale apo bankare me persona të panjohur, të mos hapin linke të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it, si dhe të verifikojnë çdo komunikim direkt me institucionet përkatëse.

Gjithashtu, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në organet e rendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement