Policia e Kosovës në aksion, kap 57 dele dhe 6 lopë 'pa letra' - Gazeta Express
string(59) "policia-e-kosoves-ne-aksion-kap-57-dele-dhe-6-lope-pa-letra"

Policia e Kosovës në aksion, kap 57 dele dhe 6 lopë ‘pa letra’

Gazeta Express

06/07/2022 20:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren dhe sot janë kapur 57 krerë dele dhe 6 lopë, pa dokumentacion përkatës.

“Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10  në fshatin Ramijan, komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971. Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Ndërsa, në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45, në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.

“Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në  rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte  dokumente përkatëse. Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut”, thuhet në njoftimin e Polcisisë.

Policia ka sqaruar se këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse,  Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi”, thuhet në fund. /GazetaExpress