Policia e Kosovës arreston dy persona për dhënien e mbi 200 mijë eurove me fajde - Gazeta Express
string(78) "policia-e-kosoves-arreston-dy-persona-per-dhenien-e-mbi-200-mije-euro-me-fajde"

Policia e Kosovës arreston dy persona për dhënien e mbi 200 mijë eurove me fajde

Gazeta Express

05/06/2020 11:40

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, të enjten, ka arrestuar dy persona për fajde.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës, ku thuhet se hetimet për këtë rast kanë nisur pas pranimit të disa informatave para disa muajsh.

Lexo Edhe:

“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F.D. (viti i lindjes 1979) dhe J.D. (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 (dyqind e njëzet e gjashtë mijë) €, me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 (dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë) € të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, në kuadër të veprimeve hetimore, të enjten, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, janë kontrolluar shtëpi dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F.D është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J.D është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon komunikata.