Policia e arreston teksa po drekonte, 33 vjeçari shqiptar e pëson keq kësaj rradhe


Gazeta Express
16 Shtator 2019 11:25

Një 33 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia në një lokal teksa ky i fundit po drekonte me disa miq.

I riu u arrestua për arsyen se kishte shkelur masën e sigurisë të dhënë nga gjykata me arrest shtëpiak, pasi 33 vjeçari me inicialet Th.B u gjet fajtor për vjedhjen me dhunë të një tjetër qytetari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Thyen masën e sigurisë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Th. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari i vjedhjes me dhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë.

Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arrestuar shtetasin Th. B., i cili ishte në një lokal duke drekuar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Te fundit


Kthehu lart