Policia bëri thirrje që të mos dalin, disa persona megjithatë po protestojnë afër Urës së Ibrit - Gazeta Express
string(81) "policia-beri-thirrje-qe-te-mos-dalin-disa-persona-megjithate-po-protestojne-pamje"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 12:51

Policia bëri thirrje që të mos dalin, disa persona megjithatë po protestojnë afër Urës së Ibrit

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 12:51

Një protestë që nuk është lajmëruar në polici, vetëm në rrjete sociale, duket se ka rezultuar me grumbullimin e një numri të caktuar qytetarësh në Mitrovicën e Jugut, pjesëmarrja aty sa vjen e shtohet.

Edhe pse policia e ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kërkuan nga qytetarët që mos t’i përgjigjen pozitivisht kësaj “proteste”, aty ka nisur mbajtja e saj.

Lexo Edhe:

Policia i ka njoftuar qytetarët se pjesëmarrja në këtë nismë është e rrezikshme sepse se nuk dihen organizatorët e saj.

Ndërsa, sipas ministrit Sveçla “përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.