Forcat e sigurisë në Belgjikë i kanë arrestuar 185 protestues në pjesën qendrore të Brukselit pasi grupi “Extinction Rebellion” organizoi protestë në panairin e veturave për ta kundërshtuar rolin e kësaj industrie në ndryshimet klimatike përmes lirimit të gazrave të karbonit.
Kjo protestë ndodhi vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian i publikoi idetë për financimin e projektit “Marrëveshja e Gjelbër”, me të cilën synohet zhdukja e gazrave të karbonit deri në vitin 2050, pjesërisht përmes transformimit të industrisë së veturave.
Christophe Meierhans, anëtar i grupit protestues, tha se industria e veturave është në shënjestër të tyre për shkak se prodhuesit kanë thënë shumë gënjeshtra për të shitur më shumë vetura.
Protestuesit u larguan shpejt nga policia dhe sigurimi i panairit e bllokoi zonën.
Organizatorët e panairit thanë se presin që t’i kenë rreth 500 mijë vizitorë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Ky është panairi më i madh i këtij lloji në Belgjikë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.