Policia bastis edhe një prokurore tjetër të Prokurorisë Speciale, mësohet emri dhe arsyeja


Gazeta Express
15 Korrik 2019 23:59

Në kuadër të hetimeve të hapura nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me shantazhim dhe shpërblimin për ndërmjetësim të paautorizuar për ndikim dhe pastrim parash, është kryer bastisje në shtëpinë e prokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Lile Stefanova, shkruajnë portalet në gjuhën maqedonase.

Stefanova udhëheq me lëndën “Imperia”, të cilën Prokuroria Speciale Publike e ka hapur në nëntor të vitit të kaluar.

Bastisja në shtëpinë e Stefanovës vjen pas bastisjes në shëpinë e shefes së saj, kryeprokurores speciale, Katica Janevës.

Te fundit


Kthehu lart