Policia arreston 40 vjeçarin shqiptar, i kërkuar në Itali për prostitucion dhe skllavërim


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:24

Policia ka arrestuar një 40 vjeçar në Vlorë, i kërkucar nga drejtësia italiane nën akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe skllavërimit.

Autoritetet njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.F, i cili është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Milanos me 6 vite burg.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet provizorisht 40 vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart