Policia amerikane i ka spiunuar protestuesit kundër Trumpit


Gazeta Express
20 Korrik 2019 15:49

Policia e Los Angelesit ka pranuar në gjykatë se është infiltruar në një grup aktivistësh, të cilët po planifikonin protesta kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo gjë u bë e ditur gjatë procesit gjyqësor për spiunimin e aktivistëve majtistë nga autoritetet e sigurisë.

Një informator i angazhuar nga policia e Los Angelesit i kishte incizuar në mënyrë të fshehtë disa biseda në takimet e grupit të quajtur “Refuzoje Racizmin” në vitin 2017. Transkriptat e policisë janë dorëzuar në gjykatë për një rast kundër aktivistëve që e kishin bllokuar një rrugë në Kaliforni gjatë një proteste kunër Trumpit.

Policia e kishte pajisur informatorin e fshehtë me një pajisje të kamufluar për incizimin e zërit dhe e kishte dërguar atë për të marrë pjesë në tubimin e këtij grupi në një kishë. Ky veprim ishtë bërë me qëllim që të merrreshin informacione për mënyrën e bllokimit të rrugës.

Miguel Antonio, njëri nga aktivistët që është përcjellë nga informatori i policisë dhe i cili më vonë u akuzua për mbyllje të rrugës, tha se vëzhgimi i fshehtë nga policia nuk do t’ia ndryshonte mendjen për të hequr dorë nga ky organizim.

Ai tha: “Ne nuk jemi të frikësuar. Nuk do të zmbrapsemi përballë represionit”, tha aktivisti 28-vjeçar, duke shtuar se ky lloj spiunimi ka për qëllim që t’i dekurajojë aktivistët.

Policia amerikane, megjithatë, nuk i kishte spiunuar në këtë mënyrë grupet e të djathtës ekstreme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart