Policia aksion edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova - Gazeta Express
string(65) "policia-aksionin-edhe-ne-komunen-e-istogut-deklarohet-haki-rugova"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:15

Policia aksion edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:15

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke mbajtur një aksion edhe në Komunën e Istogut, raporton Gazeta Express.

Mediat lokale raportojnë se tashmë njësia speciale e ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka tentuar që të kontaktojë me policinë në këtë rajon megjithatë, nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Kryetari i Komunës ndërkaq, i kontaktuar nga Express-i ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.

“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna./GazetaExpress/