Polica flet për rastin e Zv.Ministrit Sveçla - Gazeta Express
string(44) "polica-flet-per-rastin-e-zv-ministrit-svecla"

Polica flet për rastin e Zv.Ministrit Sveçla

Gazeta Express

27/02/2020 17:05

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi sot në Prishtinë, e ku i pranishëm ishte zëvendësministri Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 minuta, derisa, një 20-vjeçar ka sulmuar një person të mitur.

Lexo Edhe:

Policia thotë se disa qytetarë të pranishëm kanë intervenuar që të ndalojnë këtë sulm.

“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min.  Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Hoxha./Express/