Pogba udhëton në Mekë: Kurrë mos i harroni gjërat e rëndësishme në jetë


Gazeta Express
16 Maj 2019 11:38

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka vendosur që ta vizitojë Mekën gjatë muajit të Ramazanit.

26-vjeçari e bëri udhëtimit në qytetin më të shenjtë islam në Arabinë Saudite, pasi e përfundoi sezonin me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që Pogba e bën këtë udhëtim, pasi që francezi e kishte vizituar Mekën edhe pas përfundimit të dy sezoneve të kaluara gjithashtu.

Ai i shpërndau një numër të fotografive në llogarinë e tij në Instagram, të cilët i përcolli me shkrimin: “Kurrë mos i harroni gjërat e rëndësishme në jetë”.

Pogba ishte përfshirë në një zënkë me një tifoz të Manchester Unitedit, pas disfatës 2:0 kundër Crystal Palace në ndeshjen e fundit në shtëpi. Kjo disfatë bëri që Manchester Unitedi ta përfundojë sezonin në pozitën e gjashtë të tabelës së Premierligës.

Në një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale shihet një tifoz i Manchester Unitedit, i cili i drejtohet Pogbës me fjalët “Zhduku, ti je m*t”.

Pogba përballet me një të ardhme të pasigurt në Manchester United, pasi që për të ka shprehur interesim edhe Real Madridi, edhe Barcelona, për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart