“Pogba ishte zgjedhja e parë, do të tentojmë sërish për Mbappen”


Gazeta Express
12 Shtator 2019 19:07

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.

“Ishte zgjedhja jonë e parë, por Manchester United nuk pranoi ta shiste.”

Por Pogba nuk ishte “ylli” i vetëm që Perez kërkoi ta transferonte në “Santiago Bernabeu”.

“Kemi tentuar më shumë se një herë të merrnin Robert Lewandowski në Madrid, por nuk qe e mundur. Mbappe? Është shumë i fortë dhe na pëlqen shumë, por nëse një klub vendos të mos e shesë futbollistin, nuk mund të bëjmë asgjë. Është e qartë se sulmuesi francez na pëlqen dhe do të tentojmë sërish ta marrim”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart