Mesfushori francez i Manchester Unitedit ndërkohë pëlqehet edhe nga Real Madridi e nga Juventusi
Paris Saint-Germaini mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Paul Pogbas.
Mediumi francez “Le10Sport” shkruan se kampioni i Ligue 1 është futur në garë për futbollistin e Manchester Unitedit, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, kampionin e botës me Francën e pëlqejnë edhe Real Madridi dhe Juventusi.
Edhe pse mesfushori francez e preferon transferimin në Spanjë, thuhet se ai është i hapur edhe për idenë që të luajë në Paris.
27 vjeçari pritet të largohet nga “Old Traffordi” gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/