Pogba dhe United pajtohen që të flasin më vonë për të ardhmen e tij - Gazeta Express
string(67) "pogba-dhe-united-pajtohen-qe-te-flasin-me-vone-per-te-ardhmen-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 17:27

Pogba dhe United pajtohen që të flasin më vonë për të ardhmen e tij

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 17:27

Paul Pogba dhe Manchester United janë pajtuar për ta shtyrë vendimin për të ardhmen e mesfushorit deri në fund të sezonit derisa francezi duket si njëri prej lojtarëve kyç që klubi mund ta fitojë prapë titullin e Premier Ligës pas tetë viteve

Manchester United dhe Paul Pogba do të vendosin për të ardhmen e mesfushorit në fund të sezonit derisa tani do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Lexo Edhe:

Ylli i Francës është njëri prej katalizatorëve për titull në United, goli i tij briliant kundër Fulhamit të mërkurën në mbrëmje ka bërë që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani të jetë në krye të Premier Ligës dhe të luftoj për titullin kampion, transmeton GazetaExpress.  

Por, ka ende shumë paqartësi për të ardhmen e tij në klub me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola kishte thënë në dhjetor që klienti i tij dëshiron të largohet nga Old Trafford, komente që vunë në dyshim të ardhmen e tij edhe më shumë.

Megjithatë, as Pogba as United nuk do të vendosin për të ardhmen e fituesit të Botërorit dhe do të flasin në fund të sezonit për këtë pasi që nuk dëshirojnë që vëmendja e lojtarit të shpërqendrohet nga gara për titull në Premier Ligë.

Pas deklaratave të Raiolas në fund të vitit të kaluar, të gjithë kishin besuar se Pogba do të largohet në verë.

Por, burime të Sportsmail kanë mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe asnjë vendim nuk do të merret as nga Pogba as nga United, qoftë për largim apo zgjatje të kontratës së tij. /GazetaExpress/