Pogba dhe Di Maria, në fundjavë te Juventusi - Gazeta Express
string(43) "pogba-dhe-di-maria-ne-fundjave-te-juventusi"

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 19:03

Pogba dhe Di Maria, në fundjavë te Juventusi

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 19:03

Klubi i Juventusit është gati të mirëpresë Paul Pogban dhe Angel Di Marian. Sipas raportimeve, për këto dy transferimeve do të njoftohet zyrtarisht në fundjavë.

Gazetari italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” ka mbyllur marrëveshjet me të dy futbollistët.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Pogba dhe Di Maria do të jenë në Torino këtë javë për vizitat mjekësore, pastaj për të nënshkruar e për t’u zyrtarizuar te Juventusi, transmeton Gazeta Express.

Për mesfushorin francez do të jetë një rikthim në “Allianz Stadium”, pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester United.

29-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë tri-vjeçare, e cila mund të vijë me një opsion për një sezon të mëtejshëm.

Kurse, për reprezentuesi argjentinas do të jetë një aventurë e re. Ai së fundmi luajti te Paris Saint-Germaini, kurse më herët ka luajtur edhe te Real Madridi e Manchester Unitedi.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Paul Pogba dhe Angel Di Maria te Juventusi do të kalojnë si lojtarë të lirë. /Gazeta Express/