Poezia e javës / Montale: Bagni di Lucca - Gazeta Express
string(37) "poezia-e-javes-montale-bagni-di-lucca"

Arte

Gazeta Express

02/12/2022 17:21

Poezia e javës / Montale: Bagni di Lucca

Arte

Gazeta Express

02/12/2022 17:21

Le occasioni është përmbledhja e dytë poetike e Montales, botuar nga Einaudi, në tetor të vitit 1939 dhe përmbante 50 poezi. Në edicionin e dytë, një vit më pas, përmbledhjes i ishin shtuar edhe pesë poezi të tjera.

BAGNI DI LUCCA

Lexo Edhe:

Mes pllumeve të gështenjave

dhe gjëmimit të përroit

që i bashkojnë tingëllimat e tyre

heziton zemra.

Dimër i parakohshëm që veriu

e bën të dridhet. Nxjerr kokën

mbi cepin që shkrin zbardhëllimën

e ditës në akull.

Mermerë, degëza –

gjethe në formë helike, shigjete,

në gropë.

Grigja e fundit kalon në mjegullën

e frymës së vet.

***

Nga Tiziana de Rogatis

Me këtë tekst, të vitit 1932, lexuesi futet, për herë të parë, në peizazhin toskan: një element i shpeshtë tek përmbledhja ‘ Le occasioni’, të shkruara gjatë periudhës sa poeti ishte në Firence. Titulli dhe vetë skenari i poezisë i referohen një lokaliteti të njohur termal në provincën e Lucca-s, që gjendet në brigjet e lumit Lima, në zonën malore të Garfagnana-s. Këtu një un i heshtur dhe vetmitar kundron hapësirën natyrore dhe e përcakton, përmes dhënies objektive të imazheve, temën e kalimtares dhe rënies. Çdo element i këtij fundi të acartë vjeshtor e lakon, në vizionin sintetik të frazave emërore, parabolën e pashtershme rënëse të jetës: rrjedhin me tingull vajtues ujërat e përroit; bien gështenjat; fluturojnë a bien gjethet; kalon grigja e fundit e shtegtimit.

/Marrë nga Eugenio Montale, “Le occasioni”, Mondadori, 2011

/Përkthimi: Gazeta Express