Poezia e javës / Li Po: Duke vizituar një mësues taoist... - Gazeta Express
string(52) "poezia-e-javes-li-po-duke-vizituar-nje-mesues-taoist"

Poezia e javës / Li Po: Duke vizituar një mësues taoist…

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:40

Li Bai, i njohur në Perëndim më shumë si Li Po (19 maj 701 – 30 nëntor 762), poet kinez, konsiderohet ndëri më të mëdhenjtë e dinastisë Tang, bashkë me Tu Fu-në dhe Bai Juyi-n, e po ashtu edhe të tërë letërsisë kneze

DUKE VIZITUAR NJË MËSUES TAOIST NË BJESHKËT TAI-T’IEN DHE DUKE MOS E GJETUR

Lexo Edhe:

Ku qentë u lehin

ujërave hunguritëse

Spërkatja e të cilave nxin

ngjyrat e gjetheve, 

Thellë në pyll

shihen nganjëherë drerët;

Lugina në mesditë:

njeriu s’dëgjon asnjë kambanë, 

Por bambutë e egra

nxjerrin kokën mes reve të ndritshme,

ujëvarat fluturuese

varen nga majat diaspre;

Askush këtu nuk e di

cilën udhë ke marrë:

Dy, tash tri pisha

i lashë mbrapa!

«Duke e vizituar një eremit dhe duke mos e gjetur aty», është një temë bukur e zakonshme në poezinë kineze. Kritikët e konsiderojnë këtë si një nga poezitë më të hershme më të njohura të Li Po-së, kush duke menduar se e ksihte shkruar në moshpn shtatëmbëdhjetë vjeçare e kush në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare. Një poezi e tillë nuk është vetëm “një shkas për një poezi mbi natyrën”, ndaj së cilës vetë Li Po-ja ishte i dhënë dhe mbi të cilën do të mbështetej në poezinë e hershme koneze edhe një poet si Ch’u Tz’u; megjithaëkëtë, kurrfarë fantazie nuk është shprehur as implikuar këtu. T’ia paraqesësh imagjinatës marrëdhënien e gjërave në peizazh është një domethënie shpirtërore po aq sa çfarëdo hipoteze se lexuesi mund ta ketë në konsideratë vendndodhjen e eremitit. Një poezi tjetër bukur e ngjashme me të njëjtën temë është një prej më të njohura në poezinë kineze, nga Chia Tao (777–841):

Përpos një pishe

Pyeta nxënësin e tij

I cili tha: “Mësuesi ka

shkuar të mbledhë balsam

Vetëm andej diku

në male:

Retë janë aq të dendura

andaj nuk e di se ku”

Në këtë poemë eremiti i urtë jep “mësimet e tij pa fjalë” (ose në mënyrë më korrekte, “duke mësuar pa folur”), duke e lënë poetin të presë dhe madje pa e takuar atë fare. Mësimi i tij mund të krahasohet me atë të Ludwig Wittgenstein në Kërkime filozofike: “Mos mendo, shiko!”.

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013

/Përkthimi: Gazeta Express