Pochettino tregon edhe njëherë pse vendosi ta zëvendësojë Messin e zemëruar - Gazeta Express
string(75) "pochettino-tregon-edhe-njehere-pse-vendosi-ta-zevendesoje-messin-e-zemeruar"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 19:00

Pochettino tregon edhe njëherë pse vendosi ta zëvendësojë Messin e zemëruar

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 19:00

Ende pa nisur mirë sezoni, Mauricio Pochettino duhet të përballet me polemikat e shkaktuara nga Lionel Messi.

Leo u largua nga fusha i zemëruar kur Pochettino vendosi ta zëvendësojë në sfidën që PSG-ja po barazonte 1-1 me Lyonin, takim që e fituan vendasit në fund me golin e Mauro Icardit.

Lexo Edhe:

Pochettino tha se e largoi Messin nga loja pasi e kishte vërejtur se kishte probleme, dëmtim që tashmë është vërtetuar edhe zyrtarisht nga klubi dhe Leo s’do të luajë nesër me Parisin.

“E kuptoj se surprizën për ndërrimin e Messit dhe e pranoj si të tillë. E pamë që Leo po e prekte këmbën dhe morëm atë vendim”, tha Pochettino.

Në fund doli se trajneri kishte të drejtë, përkundër nervozizmit të Messit, pasi Leo është i dëmtuar dhe këtë e kanë vërtetuar edhe testet gjatë ditës së sotme dhe nuk dihet nëse do të humbasë më shumë se një ndeshje. /Gazeta Express/