“Po, unë e vrava”, shqiptari pranon para gjyqtarëve anglezë se masakroi gruan me thikë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 15:31

Mediat britanike shkruajnë se një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur më 16 qershor të këtij viti.

Pas hetimeve të para autoritete kanë ngritur dyshime se ka qenë pikërkisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë 45-vjeçarin.

45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor.

Sot ai ka dalë para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ku ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheka, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart