“Po shkoj të ushqej pulat” Policia italiane ndalon shqiptarin me koronavirus - Gazeta Express
string(74) "po-shkoj-te-ushqej-pulat-policia-italiane-ndalon-shqiptarin-me-koronavirus"

“Po shkoj të ushqej pulat” Policia italiane ndalon shqiptarin me koronavirus

Gazeta Express

05/04/2020 17:50

Policia italiane ka ndaluar një 35 vjeçar shqiptar që po qarkullonte me makinë dhe që rezultontë i prekur nga koronavirusi.

Kur u ndalua nga karabinierët e Sienas, i riu është justifikuar duke thënë se po shkonte të ushqente pulat. Por me të mësuar emrin e shqiptarit dhe faktin se ai ishte në listën e banorëve të prekur nga koronavirusi, i riu është ndaluar dhe urdhëruar që të shkojë menjëherë në banesën e tij./EXPRESS

Lexo Edhe: