Po pastronte kanalet vaditëse, 56- vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës pasi i ra guri në kokë - Gazeta Express
string(98) "po-pastronte-kanalet-vaditese-56-vjecari-dergohet-me-urgjence-drejt-traumes-pasi-i-ra-guri-ne-koke"

Po pastronte kanalet vaditëse, 56- vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës pasi i ra guri në kokë

Gazeta Express

31/05/2020 13:39

Ditën e djeshme një incident me pasojë dëmtimin e një personi ndodhi në fshatin Shoshan të Tropojës.

Sipas policisë shtetasi B.L., i cili së bashku me disa persona të tjerë po pastronin kanalin vaditës të fshatrave, u dëmtua në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb.

Lexo Edhe:

Pas ndihmës së parë mjekësore ai është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Tropojë:

Më datë 30.05.2020, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar nê kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.