Po nis performanca e LVV’së, KFOR’i del për të vëzhguar - Gazeta Express
string(52) "po-nis-performanca-e-lvvse-kfori-del-per-te-vezhguar"

Po nis performanca e LVV’së, KFOR’i del për të vëzhguar

Gazeta Express

28/05/2020 16:54

Kanë filluar të mblidhen njerëzit në sheshet kryesore të Prishtinës për përfomancën që e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Në orën 17, LVV ka paralajmëruar një perfomancë në sheshet kryesore, kur pritet të marrin pjesë pesë mijë veta.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, në këto pjesë kanë gjenden edhe forca të shtuara të policisë së Kosovës, por edhe trupa të KFOR’it, që po vëzhgojnë situatën.

Në sheshet e Prishtinës janë vendosur shenja për të mbajtur distancë mes pjesëmarrësve për shkak të rrezikut nga pandemia Covid – 19.

Gjatë ditës, në kryeqytet ka pasur vazhdimisht reshje shiu, e protesta po nis me motin e lig. /Express/