Po kryente karantinën, shqiptari gjendet i vdekur në qendrën e riatdhesimit në Itali - Gazeta Express
string(83) "po-kryente-karantinen-shqiptari-gjendet-i-vdekur-ne-qendren-e-riatdhesimit-ne-itali"

Gazeta Express

14/07/2020 18:17

Po kryente karantinën, shqiptari gjendet i vdekur në qendrën e riatdhesimit në Itali

Gazeta Express

14/07/2020 18:17

Një shqiptar 28-vjeçar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në dhomën e tij në qendrën për riatdhesime dhe azilkërkues në Gradisca d’Isonzo, në Gorizia.

Shqiptari ndante dhomën me një maroken, i cili është dërguar me urgjencë në spital pasi ka plagë serioze.

Lexo Edhe:

Sipas autoriteteve që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, shqiptari ishte duke kryer karantinën.

Vdekja e shqiptarit mbetet ende enigmë, nga vetë fakti që nuk ka shenja për përleshje midis tij e marokenit.