Po kryenin marrëdhënie seksuale në veturë, çifti britanik përfundon poshtë kodrës - Gazeta Express
string(80) "po-kryenin-marredhenie-seksuale-ne-veture-cifti-britanik-perfundon-poshte-kodres"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 14:57

Po kryenin marrëdhënie seksuale në veturë, çifti britanik përfundon poshtë kodrës

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 14:57

Makina e një çifti në Britani ka përfunduar poshtë një kodre, teksa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale. Kështu shkruan “The Sun”, që sqaron më tej, se është dashur ndërhyrja e policisë që ata të dilnin të gjallë nga mjeti tip “Toyota Yaris”.

Dyshja ishte duke kryer marrëdhënie kur kanë lëvizur frenat e dorës, e si pasojë makina ka nisur që të lëvizë derisa ka përfunduar poshtë kodrës.

Lexo Edhe:

“The Sun” shkruan se Policia e Derbyshire ka publikuar në “Twitter” fotografitë e çmendurisë së çiftit, pasi e shpëtoi.

“Në një vend të panjohur në Derbyshore, një çift kishte parkuar makinën Yaris dhe po forconin marrëdhënien e tyre. E teksa po bënin këtë, frenat e dorës janë shkyçur dhe mjeti u rrëzua poshtë një kodre. #palëndime”, shkruan policia teksa poston edhe fotot.