“Po konsumonte kafe në afërsi të stadiumit” klubi i Korabit mesazh ngushëllimi për familjen e Memollës - Gazeta Express
string(100) "po-konsumonte-kafe-ne-afersi-te-stadiumit-klubi-i-korabit-mesazh-ngushellimi-per-familjen-e-memolles"

“Po konsumonte kafe në afërsi të stadiumit” klubi i Korabit mesazh ngushëllimi për familjen e Memollës

Gazeta Express

22/02/2020 17:51

Klubi i Korabit i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Haxhi Memolla.

Ky i fundit u nda nga jeta teksa ndiqte ndeshjen mes Korabit dhe Egnatias. Pas përfundimit të pjesës së parë ai ishte larguar për të konsumuar një kafe por më pas gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak.

Lexo Edhe:

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!” shkruan klubi i Korabit.