“Po flija me armikun”: Burri shtiret sikur ka ndërruar jetë për të vërtetuar që gruaja donte ta eliminonte


Gazeta Express
12 Shtator 2019 12:36

Një burrë ka treguar sesi u shtir sikur kishte ndërruar jetë vetëm që të vërtetonte se bashkëshortja donte që ta ‘hiqte qafe’.

Ramon Sosa bashkëpunoi me detektivët në vitin 2015 në mënyrë që të vërtetonte se Maria ‘Lulu’ Sosa kishte paguar një person për ta eliminuar. Në një kohë që ata ishin në proces divorci, gruaja e Sosa-s kishte vënë në dispozicion 1,500 paund për të paguar personin që do ta ekzekutonte.

Kështu, 50-vjeçari u detyrua që ‘të flinte me armikun’ në mënyrë që të vinte në jetë planin që do ta ekspozonte Lulu-në dhe ta fuste në burg.

Planet ‘djallëzore’ të Lulu-së u zbuluan fillimisht kur ajo iu afrua një burri të quajtur Gustavo, dhe i kërkoi që të bënte eleminimin, pa e ditur se ai ishte shok me bashkëshortin e saj.

Në atë moment Gustavo dhe Ramon bashkuan forcat dhe bënë gati një ‘kundër-plan’ për ta nxjerrë gruan zbuluar.

Pas përgjimit të disa bisedave, me ndihmën e FBI-së, Ramon u hoq edhe sikur kishte ndërruar jetë me plagë plumbi dhe aty policia arriti që ta kapte bashkëshorten e tij.

Historia aspak e zakontë është publike së fundmi pasi Ramon ka botuar një libër ku tregon me detaje se çfarë ka ndodhur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart