Charlie T Munger (majtas), avokati 97-vjeçar që do të përfaqësojë miliarderin Bill Gates në procesin e divorcit
Bill Gates ka punësuar një avokat 97-vjeçar miliarder që ta përfaqësojë atë në procesin e divorcit nga bashkëshortja Melinda.
Charlie T Munger është një mik i Bill Gates prej vitesh, por nuk ka qenë kurrë avokat i tij. Interesant është fakti se në vitet ’50, Munger është divorcuar dhe nga ajo ndarje humbi të gjithë pasurinë, që e rikrijoi vite më vonë.
Themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij njoftuan dje se do të ndahen pas 27 viteve martesë. Nuk janë publikuar detaje mbi arsyet e ndarjes, por dokumentet gjyqësore tregojnë se çifti nuk ka pasur marrëveshje paramartesore kur shkëmbyen unazat në vitin 1994, duke vendosur pasurinë e tyre prej 130 miliardë dollarësh në qendër të ndarjes.
Juristët janë të habitur se si nuk ekziston një marrëveshje paramartesore, duke marrë parasysh se Bill Gates e kishte bërë 1 miliard dollarë që në vitin 1987, kur ishte 31 vjeç, atëherë kur njohu Melindën.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...