Plumbat fluturojnë ngado/ Vritet i riu në Elbasan brenda makinës

Një vrasje tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së martës, këtë herë në Elbasan. Burime bëjnë të ditur se një i ri është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet po ashtu se i riu ndodhej në makinë, i shoqëruar nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.