Plumb në gjoks kreut të Njësisë Kotë, arrestohen 3 autorët. Do vrisnin dy vëllezër, çfarë ndodhi gjatë sherrit


Gazeta Express
12 Qershor 2019 9:10

Policia e Vlores ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Selenicë, ku mbeti i vrare kreu i Njesise Kote, Argjil Gjoka.

opolicia-vlore

Mengjesin e sotem, policia ben me dije se ka vene ne pranga tre autoret e dyshuar dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter.

Ne pranga jane vene Arif Bejtaj 19 vjec; Jace Bejtaj, 22 vjec dhe Namik Bejtaj 30 vjec. Nderkohe qe ne kerkim eshte shpallur Mersin Bejtaj 32 vjec.

‘Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

• N.B., 30 vjeç (arrestuar).
• J.B., 22 vjeç (arrestuar).
• A.B., 19 vjeç (arrestuar).
Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Te fundit


Kthehu lart