Plot derbi në Kosovë e Evropë gjatë fundjavës, të gjitha në IPKO


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 14:01

Platforma televizive IPKO vazhdon ta mbajë ekskluzivitetin e ndeshjeve kryesore të futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Edhe këtë fundjavë, IPKO në bashkëpunim me Digitalb i sjellin ndeshjet derbi, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, por edhe në tri ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A.

Gjithashtu, kanalet e Super Sport dhe Super Sport Kosova në ekranet e juaja ua sjellin edhe ndeshjet e ligave të tjera evropiane të futbollit, por edhe kampionatin shqiptar të futbollit dhe ngjarje të mëdha nga sportet tjera.

IPKO SUPERLIGA ME DY DERBI NË FUNDJAVË

Pas ndeshjeve të mesjavës, IPKO Superliga do të sjellë ndeshje derbi edhe në fundjavë.

Dy ndeshje të mëdha pritet të zhvillohen të shtunën, në kuadër të xhiros së 15-të.

Llapi do ta presë Prishtinën në rivalitetin e moçëm në mes të këtyre dy skuadrave.

Llapjanët e ndalën liderin Ballkani në mesjavë dhe duan t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi.

Kurse, prishtinasit e kërkojnë këndelljen pas humbjes në shtëpi nga Feronikeli.

Ky i fundit, i motivuar e pret Dritën në Drenas, në një tjetër ndeshje të madhe të fundjavës.

Gjilanasit ndërkohë duan pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Interesante pritet të jetë edhe përballja në mes të Trepçës ’89 dhe Ballkanit, që luhet të dielën.

Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova

IPKO Superliga – Java e 15-të

SSK1 E shtunë 13:00 Llapi – Prishtina

SSK2 E shtunë 13:00 Feronikeli – Drita

SSK2 E diel 13:00 Trepça ’89 – Ballkani

SSK3 E diel 13:00 Gjilani – Drenica

SSK1 E hënë 13:00 Vushtrria – Ferizaj

SSK2 E hënë 13:00 Dukagjini – Flamurtari

LIVERPOOL – CITY E JUVE – MILAN, DY SUPER-DERBIT E EVROPËS

Premierliga dhe Serie A do t’i sjellin dy ndeshjet e mëdha të kësaj fundjave në ligat më të forta evropiane.

Liverpooli dhe Manchester City do të përballen në mes vete në ndeshjen më të madhe të sezonit në kampionatin anglez.

Kampioni i Evropës me një fitore eventuale do të shkëputej në 9 pikë karshi kampionit aktual.

Nga ana tjetër, “Citizens” duhet të nxjerrin rezultat të favorshëm nëse duan të jenë më afër liderit.

Në duelet tjera, Chelsea e pret Crystal Palacen, kurse Manchester United do të ketë punë me Brightonin.

Arsenali, nga ana e tij do të ketë punë të vështirë me Leicester Cityn në udhëtim.

Në Itali do të përballen dy ekipet më të mëdha, Juventus dhe Milan.

“Bianconeri” shihen favoritë pasi luajnë në shtëpi dhe në formë më të mirë.

Kurse, “Rossoneri” do të ishin të kënaqur me një barazim në Torino.

Interi pret fitore kundër Veronës, Kurse Napoli e pret Genoan në “San Paolo.

E në Spanjë, Barcelona e kërkon këndelljen në duel me Celta Vigon.

Ndërsa, Real Madridi llogarit po ashtu në tri pikë në ballafaqim me Eibarin.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e 12-të

SSK1 E premte 21:00 Norwich – Watford

SSK1 E shtunë 13:30 Chelsea – Crystal Palace

E shtunë 16:00 Burnley – West Ham

E shtunë 16:00 Newcastle – Bournemouth

E shtunë 16:00 Southampton – Everton

E shtunë 16:00 Tottenham – Sheffield Utd

SSK1 E shtunë 18:30 Leicester – Arsenal

SSK1 E diel 15:00 Man Utd – Brighton

E diel 15:00 Wolverhampton – Aston Villa

SSK1 E diel 17:30 Liverpool – Manchester City

La Liga – Java e 13-të

E premte 21:00 Real Sociedad – Leganes

E shtunë 13:00 Alaves – Valladolid

E shtunë 16:00 Valencia – Granada

SSK2 E shtunë 18:30 Eibar – Real Madrid

SSK2 E shtunë 21:00 Barcelona – Celta Vigo

E diel 12:00 Mallorca – Villarreal

E diel 14:00 Athl Bilbao – Levante

E diel 16:00 Atl Madrid – Espanyol

E diel 18:30 Getafe – Osasuna

E diel 21:00 Betis – Sevilla

Serie A – Java e 12-të

E premte 20:45 Sassuolo – Bologna

E shtunë 15:00 Brescia – Torino

E shtunë 18:00 Inter – Verona

SSK1 E shtunë 20:45 Napoli – Genoa

E diel 12:30 Cagliari – Fiorentina

E diel 15:00 Lazio – Lecce

E diel 15:00 Sampdoria – Atalanta

E diel 15:00 Udinese – Spal

E diel 18:00 Parma – Roma

SSK1 E diel 20:45 Juventus – Milan

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart