Dita e 12 e grevës, refuzohet shërbimi mjekësor nga naftëtarët e Ballshit: Politika nuk po reagon - Gazeta Express
string(95) "dita-e-12-e-greves-refuzohet-sherbimi-mjekesor-nga-naftetaret-e-ballshit-politika-nuk-po-reagon"

Dita e 12 e grevës, refuzohet shërbimi mjekësor nga naftëtarët e Ballshit: Politika nuk po reagon

Gazeta Express

26/02/2020 10:29

Naftëtarët e Ballshit sot janë futur në ditën e 12 të grevës dhe ende nuk kanë asnjë shpresë për të marrë zgjidhje për 6 rrogat e pa marra nga kompani të ndryshme.

Megjithëse gjendja shëndetësore është e rënduar ata kanë refuzuar të marrin shërbim mjekësor. Përfaqësuesi i grevistëve Sokol Dautaj thotë se do ti drejtohen ambasadave sepse aktorë të tjerë në vendin tonë nuk po reagojnë.

Lexo Edhe:

“Politika nuk po reagon. Lamë afat por nuk e zbatuan. Do ti drejtohemi ambasadave”, ka thënë drejtuesi i grevës Dautaj.

Dje grevisti Pirro Hoxhara është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit ndërsa raportohet se ka pasur probleme me tensionin.

Sakaq në grevë janë edhe punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit dhe sot për ta është dita 13-të e grevës të cilët gjithashtu kërkojnë 27 rrogat e prapambetura.

Punonjësve të uzinës së Ballshit u është shprehur mbështetja edhe nga minatorët e Bulqizës dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit.

Kompania që ka në zotërim uzinën e Ballshit, ‘Tosk Energy’ dhe Bankers akuzojnë njëra tjetrën për mosrespektim të marrëveshjes, por e gjithë kjo vonesë bie mbi naftëtarët.

Naftëtarët kanë deklaruar se greva do të vazhdojë deri në momentin që problemi i tyre do të marrë zgjidhje.