Plazhi nën hijen e Covid, Ministri i Brendshëm krahason çadrat pa leje me kanabisin - Gazeta Express
string(82) "plazhi-nen-hijen-e-covid-ministri-i-brendshem-krahason-cadrat-pa-leje-me-kanabisin"

Plazhi nën hijen e Covid, Ministri i Brendshëm krahason çadrat pa leje me kanabisin

Gazeta Express

02/06/2020 16:17

Ky vit turistik padyshim që do të jetë i ndryshëm për shkak të koronavirusit dhe plazhet e Shqipërisë nuk do të bëjnë diferencë. Qeveria dhe kryeministri kanë folur për plazh publik kudo në vijën bregdetare të vendit, ndërsa privati do të mund të shfrytëzojë pjesë të caktuara të plazhit. Por një paralajmërim është bërë kaherë për persona apo subjekte që zaptojnë plazhet e Shqipërisë me çadra e shezlonë për qëllime përfitimi.

Në një komunikim me drejtuesit e policisë dhe prefektët, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ka krahasuar këto çadra si më të këqija se mbjellja e kanabisit në vend.

Lexo Edhe:

“Dua të keni të qartë që vija bregdetare është pronë e qytetarëve dhe se askush nuk ka të drejtë të zaptojë asnjë milimetër të saj pa leje. Të fillojë menjëherë puna për inspektimin e të gjithë vijës bregdetare, me qëllim që të mos ngulet asnjë çadër pa leje. Nëse do të ndodhë, duhet të jeni të gatshëm për t’i shkulur nga karrigia ata persona që kanë përgjegjësi për ta ruajtur këtë pasuri publike të shqiptarëve. E njëjta logjikë që përdoret për luftën ndaj kanabisit, duhet të aplikohet ndaj vendosjes së çadrave e shezlonëve pa leje në plazh. Një çadër e ngulur pa leje do konsiderohet më shumë se një bimë narkotike. Duhet të ketë reagim të shpejt dhe të ketë komunikim mes strukturave, Prefektet duhet të bashkëpunojnë”, u shpreh ministri./Express