Platini: Dybala është si Maradona - Gazeta Express
string(32) "platini-dybala-eshte-si-maradona"

Gazeta Express

15/07/2020 11:14

Platini: Dybala është si Maradona

Gazeta Express

15/07/2020 11:14

Michel Platini e ka lavdëruar Pualo Dybalan, pasi ky i fundit ia barazoi rekordin e tij në Serie A me Juventusit, mirëpo tha se argjentinasi luan më shumë bashkëkombësi i tij Diego Maradona sesa si ai.

Paulo Dybala deri tani i ka bërë 157 paraqitje për Juventusit në ligën elitarë të futbollit në Itali, në të cilat ka kontribuar me 68 gola. Pikërisht shifra të tilla kishte regjistruar edhe Platini me bardhezinjtë mes viteve 1982 dhe 1987, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Gianni Agnelli [ish-presidenti i ndjerë i Juventusit]  nuk është më me ne, kështu që unë s’mund t’i them gjërat që do t’i kishte thënë ai, por… nëse atij i pëlqeva unë, atëherë mendoj se ai do ta kishte vlerësuar shumë Dybalan”, ka thënë francezi Platini për Gazzetta dello Sport.

“Argjentinasi është shumë i mirë në fushën e lojës dhe duket i freskët. Ai ta jep përshtypjen që është një djalosh shumë i lehtë për t’u pëlqyer”.

“Është interesante që kemi tani rekord të njëjtë për paraqitje dhe gola të shënuara nga Seri A. Shifrat janë një gjë, por ne jemi lojtarë të ndryshëm”.

“Unë gjithmonë tentoj t’u shmangem krahasimeve, por unë mund të them pa asnjë dyshim se ai është më i mirë sesa unë të paktën në një gjë: është 40 vjet më i ri sesa unë…”

“Ai gjithashtu është lojtar më ofensiv sesa që kam qenë unë. Ai është sulmues. Juventusi mund ta inkuadrojë atë kudo që të dojë, por ai prapëseprapë është sulmues”.

“Ai gjithashtu shënon mjaftueshëm gola. Unë isha mesfushor që shënonte shumë gola, një lloj lojtari që i shtynte më shumë bashkëlojtarët e vet, më shumë sesa Dybala. Nuk është që ai s’e bën këtë, por ai është më shumë sulmues”.

“Dybala mund të ishte larguar vitin e kaluar, këto janë ligjet e afati kalimtar. Por ai qëndroi dhe kjo është një gjë e mirë për të dhe për Juventusin. Ai nuk Platini. Ai është më shumë si Maradona”. /Gazeta Express/